
Agron Malaj kreu i bashkisë së Matit pritet që ditën e sotme në një mbledhje të jashtëzakonshme të dorëzoj mandatin si kryebashkiak dhe ti bashkohet listës për garën e deptutetëve në zgjedhjet e 11 majit.
Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës i vrarë më 21 janar 2011, ka dërguar një mesazh një mesazh në “Real Story” ku i kërkoi gazetarit Sokol Balla ta pyesë në studio sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Blendi Klosi, nëse Agron Malaj, ish-komandanti i “Grupit të Zjarrit” më 21 janar do kandidojë për deputet të Partisë Socialiste më 11 maj.
Ai theksoi se nëse kjo gjë është e vërtetë, atëherë Partia Socialiste ka gabuar me këtë zgjedhje.
“Kam një masazh nga Mark Nika, që është xhaxhi i Aleks Nikës, vrarë më 21 janar 2011: Mirëmbrëma Sokol, mundësisht nëse mund ta pyesni z. Klosi se a është e vërtetë se Agron Malaj, ish-komandanti i “Grupit të Zjarrit” më 21 janar, a është kandidat për deputet i Partisë Socialiste, nëse po, thuajini se keni gabuar”, lexoi Balla, mesazhin e tij.
Blendi Klosi dha këtë përgjigje, duke u shprehur se PS ka kërkuar që SPAK të zbardhë krimin shtetëror të 21 janarit, ku u vranë 4 protestues të pafajshëm, para godinës së Kryeministrisë.
“Agron Malaj është kryetari i Bashkisë së Matit, i votuar dy herë nga populli i asaj krahine, ka kërkuar kandidimin dhe ka dhënë dorëheqjen.
Nesër do marrë vendimin kryesia, është një nga ata djemtë që ka qenë në 21 janar, për të cilët ai ka dhënë dëshmitë e tij. Ka qene një ndër më të akuzuarit e Sali Berishës në 21 janar, për t’ia hedhur fajin.
Të gjithë ne që ishim në 21 janar, së bashku me të ndjerin dhe familjarët e të ndjerit, ishim të akuzuar.
Ka një histori që ka dëshmuar, në organet e drejtësisë, Unë e kuptoj edhe familjarët dhe shqetësimin e tyre. Është një nga kërkesat tona zbardhja e 21 janarit. Tani me sa duket, SPAK, mbase edhe me provat e reja që ka marrë po bën dhe një vlerësim të fundëm”, tha ai.







