POLITIKË /

Arben Ahmetaj mohon lajmet për ekstradimin: Zhurmë për të hequr vëmendjen nga skandalet

Arben Ahmetaj reagon pas lajmit për ekstradimin e tij nga Zvicra për shkak të akuzës se ka transferuar 3 milionë euro

Shkruar nga Versus

Arben Ahmetaj mohon lajmet për ekstradimin: Zhurmë për të

Arben Ahmetaj ka reaguar pas lajmeve se ndaj tij ka nisur një hetim i ri për një transfertë 3 milionë eurosh, dhe se Ministria e Drejtësisë ka kërkuar së fundmi ekstradimin e tij.

Ahmetaj thotë se të dyja janë të pavërteta. Sipas tij, kërkesa për ekstradim është bërë dy vite më parë. Ai mohon edhe të ketë kryer ndonjë transfertë, për ç'ka u tha se po hetohet për pastrim parash.

Sipas tij, kjo zhurmë është bërë me qëllim “nga regjimi” për të hequr vëmendjen nga skandalet.

Reagimi i plotë:

Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:

1. Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë me urgjencë në 18 Gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…

2. Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë!!! Shume shpejt “përkthehet” letër-porosia.

3. Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi? E thjeshtë fare! Të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.

4. Më shumë detaje, në vijim.

Poll