POLITIKË /

Bamir Topi komenton ndalimin e Ilir Metës: Mënyra e arrestimit, aspak dinjitoze

Sipas Topit politika ka të gjitha instrumentat dhe mund të kërkohet transparencë ndërsa mënyra e ekzekutimit të vendimit të gjykatës, duhej sqaruar sipas tij në një komision parlamentar, qoftë me dyer të hapura ose jo.

Shkruar nga Versus
Bamir Topi komenton ndalimin e Ilir Metës: Mënyra e arrestimit, aspak
Foto montazh: Momenti i arrestimit të Ilir Metës, Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi e ka quajtur mënyrën e arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta si aspak dinjitoze.

Sipas Topit politika ka të gjitha instrumentat dhe mund të kërkohet transparencë ndërsa mënyra e ekzekutimit të vendimit të gjykatës, duhej sqaruar sipas tij në një komision parlamentar, qoftë me dyer të hapura ose jo.

“Më shumë lajme po prodhon SPAK se politika sepse lënda e parë e SPAK është politika. Prokuroria e Posaçme është një institucion i ri. SPAK duhet të konsiderohet përtej pozicionit kushtetues, si një institucion shkencor, sepse përgjegjësia për të vërtetën vjen nga ata që hetojnë.
Arrestimi i Metës, një urdhër që vjen nga gjykata është i domosdoshëm që të ekzekutohet, mënyra e ekzekutimit pastaj, për mua nuk ishte dinjitoze.

Politika ka të gjitha instrumentat, mund të kërkohej edhe një transaprencë. Është e rëndësishme në një vend ligjor të ketë transparencë, pra të kërkohej në komisione për të parë mënyrën se si është bërë arrestimi.

Në momentin kur një problem kaq i fortë del përtej institucioneve dhe i lihet vend intepretimit politik, mos prit që politika të ketë një version.
Ndaj brenda një komisioni duhej kërkuar transparencë ndaj këtij momenti.

Jam i bindur që efektivët kanë pasur kamera, duhet transparencë”, u shpreh Topi për News24.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: