Fredi Beleri, ka reaguar nga qelia e burgut të Fierit për zgjedhjet që mbahen sot në Himarë. Ai shkruan se e gjithë vëmendja e tij sot është në Himarë ndërsa u shpreh i bindur se Petro Gjikuria do të fitojë garën në përfundim të votimeve.
"Zemra ime sot është në Himarë. Ku sot pjesëtarët e minoritetit etnik grek po luftojnë luftën përfundimtare për Demokracinë dhe të drejtat e tyre. Nga qelia e burgut shqiptar ku po qëndroj prej 425 ditësh, mendimet e mia gjithë ditën do të jenë me vëllezërit e mi dhe të gjithë ata që kuptojnë se shteti ligjor dhe demokracia janë të panegociueshme. Me të gjithë ata që më kanë shprehur simpatinë dhe më kanë qëndruar pranë kësaj kalvari. Me të gjithë ata që nuk u përkulën përballë metodave të puçit dhe logjikës parademokratike dhe sot do ta vërtetojnë edhe një herë. Suksese nga zemra Petros Gikouria. Jam i sigurt që duart e tij do ta udhëheqin të sigurt Bashkinë tonë ditën e nesërme”- shkruan Beleri.
Mandati i Belerit si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës u shpall i pavlefshëm më 5 korrik për shkak të dënimit që GJKKO i caktoi me 2 vite burg për blerjen e 8 votave më 12 maj përkundër shifrës së 40 mijë lekëve. Versus.al







