POLITIKË /

Beleri në KQZ: E di që mandati im ka përfunduar, por duhet të betohem dhe më pas të shkarkohem

Beleri tha se nuk pretendon vijimësinë e mandatit të tij si kryebashkiak, por kërkoi që fillimisht të betohet dhe më pas kryeministri Rama ta shkarkojë, ashtu siç e përcakton ligji.

Shkruar nga B.V

Beleri në KQZ: E di që mandati im ka përfunduar, por duhet

Fredi Beleri mbajti fjalën e tij në seancën e KQZ ku vendoset për vlefshmërinë e mandatit të tij në krye të bashkisë Himarë. Ai tha se është i vetëdijshëm se mandati i tij ka përfundar por kërkoi që të ndiqen procedurat ligjore, së pari të betohet më pas të shkarkohet dhe të organizohen zgjedhjet e reja.

“Nuk ka bazë për shqyrtimin e sotëm. Dikush do ta nxjerrë gështenjën nga zjarri. Siç erdha sot këtu mund të kisha shkuar në Himarë të isha betuar. Këtë leje që mu dha sot shumë lehtë mund ta kisha marrë për t’u betuar. Unë duhet të betohem dhe të më shkarkojnë, siç e thotë ligji dhe kushtetuta. Unë e kam të qartë se mandati im në bashkinë Himarë ka përfunduar por unë flas që të mos bëhet rrugë. Sepse duket qartë që këto duan t’i bëjnë zgjedhjet kur të duan. Kam frikë se gjysma e bashkisë do shkojë në burg. Kanë dy nënkryetarë bashkie të paligjshëm, kryetari i bashkisë është subjekt i SPAK-ut”- tha Beleri.

Duke marrë shembull lejen e dhënë nga Drejtoria e Burgjeve për tu paraqitur në seancën e sotëm, Beleri tha se e njëjta praktikë mund të ishte ndjekur edhe më herët kur kishte kërkuar të betohej si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. Versus.al

Poll