POLITIKË /

Belind Këlliçi e thotë hapur: Bashën dhe Alibeaj nuk do ti doja në PD

Shkruar nga Versus

Belind Këlliçi e thotë hapur: Bashën dhe Alibeaj nuk do ti

Anëtari i kryesisë së PD-së, dhe një nga më aktivët në denoncimet e opozitës, Belind Këlliçi është shprehur hapur kundër bashkimit në PD edhe të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.

Qëndrimet e tij, që i cilësoi si personale, Këlliçi i shprehi gjatë një takimi të zhvilluar me demokratët e Përmetit.

Pasi bëri thirrje për bashkim të të gjithëve, Këlliçi tha se, vetëm dyshen Basha Alibeaj nuk do donte ti shihte në PD.

‘Nga Përmeti, t’i shtrijmë dorën kujtdo që ka hatërmbetje dhe ka pasur divergjenca me ne, për t’u bërë bashkë. Nëse kemi një kundërshtar të përbashkët, duhet të jemi bashkë.

Dyshen Alibasha nuk do të doja të vinin në PD, por këto janë qëndrimet e mia personale. Koha të mbyllin kapitullin dhe të vijojmë betejën”, tha Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij.

Poll