
Gjatë takimit që pati mbrëmjen e djeshme me të rinj në kuadër të diskutimeve për mbrojtjen e Portit të Durrësit, Sali Berisha bëri një deklaratë e cila më pas rezulton të jetë fshirë nga linku i transmetimit të PD.
Duke e nisur me heqjen e subvencioneve të naftës për fermerët, Berisha vijoi më tej duke thënë se nëse shqiptarët nuk organizohen në një kryengritje paqësore të armatosur, atëherë vendi do të jetë në situatë shumë të keqe.
“Në Europë thotë e kanë hequr. Në një kohë kur në Europë nuk e ka hequr asnjë vend, absolutisht. Çdo vend e ka rritur. Ka vende që e ka dyfishuar gjatë, në këtë periudhë, për fermerët, subvencionimin. E theksova këtë moment, sepse në qoftë se ne në një kryengritje paqësore të armatosur nuk i tregojmë vendin, nuk përmbysim këtë regjim, jo porti, por Shqipëria do ketë, do të jetë në rrokullisjen më të madhe”, tha Berisha.
Deklarata e kryedemokratit nuk u përcoll as nga zyra e shtypit, pasi Kodi Penal parashikon dënim për pjesëmarrje në kryengritje të tilla. Versus.al

