POLITIKË /

Berisha ironizon replikat Rama-Basha: Nxorën hapur dashurinë e fshehur! Zoti ua shtoftë

Shkruar nga Versus

Berisha ironizon replikat Rama-Basha: Nxorën hapur dashurinë e

Kryedemokrati Sali Berisha mbajti një konferencë për mediat ku foli për shumë tema të ndryshme, mes tyre edhe atë të ftesës që Rama i bëri Dashnor Sulës për t’u bashkuar me PS.

Ndërsa, i pyetur nga gazetarët për replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës, kryedemokrati Sali Berisha u përgjigj me ironi duke thënë se vetëm sa kanë shprehur haptas atë që e ndjenin në fshehtësi për njëri-tjetrin.

“Tani, atë që e kishin të fshehur e nxorën hapur. Kaq mund të them. Se dashuritë janë me faza. Kanë fazën latente, e kanë fazën publike etj. Nuk ka gjë të re.  E kishin ata dhe dolën publikisht. Zoti ua shtoftë”- tha Berisha. Versus.al

 

Poll