Gjatë fjalës së tij në fjalimin e përnatshëm nga ballkoni i banesës ku po qëndron në arrest shtëpie, Sali Berisha i bëri thirrje Monika Kryemadhit të tregojë të gjitha informacionet që ajo di për Edi Ramën.
“Kur prokuroria është shndërruar në organ kriminal, është shndërruar në organizatë kriminale, atëherë është detyrë që ajo të zëvendësohet me prokurorinë publike, me denoncimin publik, me gjyqin publik ndaj shqiptarëve”, shprehet Berisha.
Lideri i opozitës, i ka bërë thirrje edhe ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, që të tregojë të vërtetat e arrestimit të tij në lidhje me skandalin e inceneratorëve, për të cilët është duke vuajtur dënimin me burg. “Ngrihu në lartësinë e guximit njerëzor dhe përplasua në fytyrë këtyre hajdutëve që të keqpërdorën’, u shpreh Berisha.
Më tej, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që në datë 29 tetor t’i bashkohen protestës së radhës të opozitës. ‘Miqtë e mi, data 29 shënon betejën tjetër tmerruese të opozitës. Është radha jonë!’, theksoi Berisha.








