POLITIKË /

Bllokoi rrugën me “Range Rover”-in luksoz, Noka u përgjigjet kritikëve: E kishte blerë Lulzim Basha

Në përgjigjie të kritikave që mori lidhur me mënyrën sesi u shfaq me mjetin luksoz për të bllokuar qarkullimin tek hyrja e sheshit "Shqiponja", Noka tha se makina nuk është në pronësi të tij por në pronësi të PD.

Shkruar nga Versus

Bllokoi rrugën me “Range Rover”-in luksoz, Noka u

Ndër momentet pikante gjatë mosbindjes civile të nisur dje në orën 17:00 duke bllokuar për tre orë akset kryesore të vendit, ishte edhe ai i mbërritjes së deputetit Flamur Noka në kryqëzimin pranë Casa Italias me një aotumjet luksoz tip “Range Rover” me të cilin bllokoi rrugën.

Noka u është përgjigjur kritikëve të cilët u morën me faktin sesi deputeti paraqitej në protestë me një mjet luksoz. Ai shkruan se mjeti ishte blerë nga Basha kur ishte kryetar dhe se tashmë i ishte kthyer në përdorim Partisë Demokratike.

“Mediat vari Karlon paguhen nga bosi i inceneratorëve për të sharë opozitën. Amerikanët, francezët, kanadezët apo grekët le të bëjnë protesta antiqveritare. Vetëm #shqiptarët jo. Ata duhet t'i binden partisë dhe Ramës. Tellallë të tjerë si "Çorapja" fabrikojnë "lajme" sensacionale sikur makina i përket Flamur Nokës, mirëpo kohë më parë të njëjtët informojnë opinionin publik se kjo makinë e blerë nga Lulzim Basha i kthehet në përdorim #PD-së. Për sa kohë përdorej nga #Basha, makina nuk bënte lajm, se nuk mund të sulmohej opozita e kapur. Tani që #opozita bën opozitë, tellallit të inceneratorëve dhe tematikut "Çorapja" u shkon ligësht. Bojkotoni tellallët që paguhen me para të pista, këta që synojnë të devijojnë vëmendjen nga problemet reale të shqiptarëve për llogari të narkos. Mosbindja civile do të vazhdojë derisa #Shqipëria të ketë qeveri teknike e të jetë në gjendje të mbajë zgjedhje të lira”- thotë Noka në reagimin e bërë.

Në protestën e djeshme, Noka u përplas me efektivët në hyrje të Tiranës ku u dogjën edhe goma nga ana e protestuesve. Ndaj tij dhe disa prej deputetëve demokratë pjesëmarrës në “aktin e dytë” të mosbindjes civile pati procedime penale në gjendje të lirë. Versus.al

Bllokoi rrugën me “Range Rover”-in luksoz, Noka u
Reagimi i Flamur Nokës në facebook
Poll