POLITIKË /

“Debat jo i mbështetur në argument”, Ulsi Manja reagon pas përplasjes në komision me Gjiknurin dhe 2 deputetët e PD

Në komision po diskutohej për impiante eolike në tokat bujqësore, dhe Gjiknuri, ashtu si kolegët demokratë, ishte kundër sepse sipas tyre do të shkatërrohen arat

Shkruar nga Versus

“Debat jo i mbështetur në argument”, Ulsi Manja reagon pas

Kryetari i komisionit parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja e ka quajtur debat pa vend, të paargumentuar atë që ndodhi mes tij dhe kolegut socialist Damian Gjiknuri dhe 2 deputetëve të PD, Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri.

Në komision po diskutohej për impiante eolike në tokat bujqësore, dhe Gjiknuri, ashtu si kolegët demokratë, ishte kundër sepse sipas tyre do të shkatërrohen arat.

Mirëpo, në reagimin e tij, Ulsi Manja teksa publikon projektligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, thotë se komisioni që ai drejton, verifikon përputhshmërinë e ligjeve apo projektligjeve me Kushtetutën, nuk bën vlerësim teknik.

"Për këtë projektligj pati debate, por roli i Komisionit të Ligjeve është i qartë: të verifikojë përputhshmërinë me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, jo të bëjë vlerësimin teknik të politikave sektoriale, i cili i takon komisionit përgjegjës për bujqësinë.

Projektligji u vlerësua në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, ndërsa relacioni shoqërues i shpjegon qartë arsyet e ndryshimeve të propozuara. Debati është i dobishëm kur mbështetet te ligji dhe argumentet juridike", sqaron Ulsi Manja./Versus.al

 

 

Poll