POLITIKË /

Deputeti Shehaj kërkon informacion për kontinierët me mbetjet toksike, përplaset me Spiropalin

Ai ka kërkuar nga Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha se çfarë po ndodh me këto kontinierë pasi është një çështje që ka të bëjë me shëndetin e qytetarëve. 

Shkruar nga Versus

Deputeti Shehaj kërkon informacion për kontinierët me mbetjet

Deputeti i pavarur Agron Shehaj ka prekur sërish në Parlement çështjen e 100 kontinierëve me mbetje toksike që ndodhen në Portin e Durrësit.

Ai ka kërkuar nga Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha se çfarë po ndodh me këto kontinierë pasi është një çështje që ka të bëjë me shëndetin e qytetarëve. 

Por teksa flistet, deputeti Shehaj është përlasur me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali pasi kjo e fundit kërkoi t'i ndërpriste fjalën me arsyen se kjo çështje nuk ishte në procedurë.

Shehaj: Ndërkohë që ne flasim këtu, ka 11 ditë që një anije me mbi 100 kontiniere me mbetje toksike të trafikuara nga porti i Durrësit ndodhen përballë portit dhe Ministri i Brendshëm duhet të japë përgjigje se çfarë po bëhet. Opinioni publik ka nevojë të dijë se çfarë po ndodh me mbetjet toksike, ka të bëjë me shëndetin e qytetarëve.

Spiropali: Ishin për procedurë zoti Shehaj

Shehaj: Pse ju shqetëson zonja kryetare kjo çështje? 

Spiropali: Nuk kam asnjë shqetësim

Shehaj: Unë e di pse ju shqetëson se gjysma e qeverisë është e përfshirë në këtë skandal. Në trafikimin e mbetjeve toksike. Duhet të jepni përgjigjje. Duhet të informoni opinion publik lëreni broçkullat. Çfarë po ndodh me me mbetjet toksike? Prokuroria ka reaguar të premten se çfarë thotë, thotë thjesht që po mundoheni dhe kur të kemi ndonjë informacion meqë është një çështje e ndjeshme do ju informojmë. Kjo nuk ju shqetëson zoti Ministër? Mund të na informoni se çfarë dreqin po bëni? /Versus.al

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: