
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe tashmë kreu i kompanisë shqiptare të prodhimit të armëve, Ardi Veliut i është caktuar një detyrë e re. Ai është caktuar si koordinator electoral në Vlorë për të mbledhur vota.
Burime për media bëjnë të ditur se Ardi Veliu është prezantuar nga ministri Pirro Vëngu ditë më parë si pjesë e shtabit elektoral të Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorë, për t'u angazhuar në zgjedhjet e 11 Majit 2025.
Veliu do të jetë krah ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu, i cili do të kandidojë për deputet në qytetin e Vlorës.
Ardi Veliu ka mbajtur më parë detyra si drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe tashmë është në krye të kompanisë së krijuar pak muaj më parë për prodhimin e armëve, "KAYO".
Gjatë katër viteve të drejtimit të Ardi Veliut, Policia e Shtetit rrëshqiti gjithnjë e më shumë drejt një strukture propartiake, duke shënuar kulmin pak para zgjedhjeve të 25 prillit. Versus.al







