POLITIKË /

“Duhet të ndryshojmë figurat”, Rama në Asamblenë e PS: Na duhet skuadër e re për mandatin e 4

Shkruar nga Versus

“Duhet të ndryshojmë figurat”, Rama në Asamblenë

Gjatë fjalës së tij në asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama e vuri theksin tek nevoja për ndryshimin dhe rigjenerimin e partisë duke nënkuptuar ndryshimn e figurave aktuale me figura të reja.

Ai tha se tashmë duhet që figura të reja të kenë më shumë vend në përfaqësimin e PS-së gjatë 4 viteve të ardhshme. Teksa thumboi edhe opozitën duke e cilësuar si aspak konkurruese për të fituar në zgjedhje, Rama tha se ajo çfarë e veçon PS-në është nisja e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme menjëherë pas fitores.

“Ambicia për ta përmirësuar, përgatitjet nisura shumë herët për zgjedhjet me organizimin dhe ripërtëritjen e organizatat e PS, na janë kthyer në fitore edhe më domethënëse në vijim. Fitorja nuk i takon atij që vetëm e do, por atij që e do aq shumë sa është gati të bëjë gjithçka për ta marrë. Ne kemi fituar sa askush tjetër më parë dhe si asnjë parti tjetër shqiptare sepse nuk na ka mjaftuar asnjëherë PS siç është pas një fitore por jemi përpjekur të bëjmë gati PS që na duhet për fitoren e radhës. Eksperienca jonë është e madhe. Por më të madhe se eksperiencën ne kemi sot nevojën për forcën për ta ndryshuar më shumë se asnjëherë më parë skuadrën që do bëjmë gati për fitoren e mandatit të 4. Sot ka ardhur koha e natyrshme që një brez më i ri se ky që ka përfaqësuar PS e këtyre 10 viteve të ketë më shumë vend në përfaqësimin e PS së 4 viteve të ardhshme. Asnjë forcë e vjetër apo e re nuk e ka asgjëkund të krahasueshme mundësinë e vet. Me fuqinë e PS për të qenë partia më e vjetër dhe më e re e Shqipërisë pluraliste. Kush mendon ndryshe shikon një film në errësirën e kinemasë dhe mllefit politik”- tha kreu i ekzekutivit.

Kryesocialisti u shpreh se realiteti i vendit është ndryshe nga ai i 11 viteve më parë kur në pushtet ishin demokratët, duke pretenduar se kanë ndryshuar shumë gjëra.

“Por ai film mbaron sapo ndizen dritat e këtij realiteti të këtij vendi me gjithë ato sfida i cili pa PS në qeveri mund të kthehet vetëm në errësirën e filmit që shqiptarët panë deri kur ne e nxorëm Shqipërinë nga gropa e 11 viteve më parë. Ky është fakt për të gjithë ata që kanë interes për faktet. Shtetbërja nuk është lojë fjalësh, as garë se kush shan akuzon apo premton më shumë pa pasur asgjë në dorë për të kapur pushtetin, por është një e përpjetë ku ngjitet vetëm kush e ka vizonin dhe rezistencën për të mos u dorëzuar, të cilat vetëm rriten në ngjitjen drejt majës”, tha Rama. Versus.al

Poll