POLITIKË /

“E shpopullove vendin”, Rama i përgjigjet emigrantit: Nuk ikët gjatë qeverisjes time, por më herët

Shkruar nga Versus

“E shpopullove vendin”, Rama i përgjigjet emigrantit: Nuk

Pyetjes për shpopullimin e vendit, kryeministri Edi Rama nuk i ka shpëtuar as kësaj here nga një prej emigrantëve në rrjetet sociale. Gjatë komunikimit “direkt” të Ramës, emigranti shqiptar i shkruan se PS kërkon votën e diasporës, ndërkohë që shqiptarët janë larguar për shkak të keqqeverisjes.

Pavarësisht shifrave drastike që tregojnë shpopullim të vendit dhe plakje të popullsisë, Rama iu përgjigj duke thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se ikja masive nuk kishte nisur kur ai erdhi në qeveri, por më herët.

Pjesë nga biseda në rrjetet sociale: 

Komentuesi: Po ne emigrantët jemi në Europë, harrove se e ke shpopulluar Shqipërinë prej se erdhe ne pushtet?

Rama: Kjo idiotësi është si puna e asaj shprehjes, shpif e shpif se diçka do mbetet dhe ju kanë mbetur në gojë kjo të gjithë atyre që ua ka stampuar bufi i kënetës me gjithë kukumjaçkat dhe kuakuakuatë e kënetës që po shpopullohet Shqipëria. Dhe flasin sikur lëvizja e shqiptarëve dhe largimi i tyre drejt Europës filloi kur erdha unë në qeveri ndërkohë që po të shikosh trajektoren e lëvizjes së shqiptarëve është e qartë sesi është zhvilluar, kur ka pasur rritje apo ulje. Nuk e kuptoj fare, në 97-ën, 98-ën, 2012-ën, unë isha në detyrë kur ka pasur ikje shumë më masive? E dyta, ju emigrantët jeni në Evropë, por jo të gjithë shqiptarët e Europës kanë mundësinë e qytetarisë europiane. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: