Damian Gjiknuri është i bindur për fitoren e Partisë Socialiste në Zgjedhjet e 11 Majit, ku qytetarët shqiptarë do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re.
Në një studio televizive, Sekretari Zgjedhor në PS u shpreh se PS do të fitojë edhe nëse Sali Berishës i hiqet “non grata,” ndërsa ka rezervat e tij për gjendjen siç e quan ai të Partisë Demokratike, që thotë se është e tmerrshme.
Sipas Gjiknurit, ndonëse lideri demokrat, Sali Berisha nuk e pranon, ka bërë gabime strategjike, sic është djegia e mandateve apo lënia e pushtetit vendor dhe pasojat do të jenë afagjate.
“PD është në gjendjen më të tmerrshme historike, jo për të mirë të vendit. Gabimet strategjike kanë pasoja afatgjate nëse ti dorëzon mandatet, le pushtetin vendor, që e kanë bërë të dy, le ca thotë Berisha që e bëri Basha, ti preve gjymtyrët e tu. Ti je ulok, si mund të futesh në garë njësoj, ti je ulok. Ti shkatërrove strukturat e tua, dorëzova mandatet, u ndryshua edhe ligji zgjedhor, ti dole nga skena politike dhe nuk mund të kthehesh në gjendje konkurruese që ke pasur më parë. Është katandisur opozita në faktin do hiqet apo jo non grata e Berishës”, tha Gjiknuri në një studio televizive këtë të premte. /Versus.al/







