Antikorrupsioni ka qenë kryefjala e mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste dhe e fjalës kryeministri Edi Rama. Në fokus të fjalës së tij kreu i qeverisë, e njëherësh dhe i selisë rozë, tha akuzat e opozitës se komisioni “antikorrupsion” janë veç një tentativë për të kapur reformën në drejtësi.
Rama theksoi se vendi ka nevojë për një dallgë të re reformash për të çuar para procesin e integrimit. Lidhur me këtë proces Rama parashtroi synimin e tij për integrimin e vendit në BE maksimumi në 2030.
Rama u shpreh se flamuri ynë kombëtar është më i bukuri dhe duhet të ngrihet në Bruksel sa më parë. “Dekada tjetër – u shpreh kreu i qeverisë – do ta gjejë Shqipërinë në tavolinën e Këshillit Evropian” Kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, prezantoi një disa nga arritjet e qeverisë dhe institucioneve në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Nga ana tjetër duke shënjestruar opozitën për bojkotin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Kryeministri Edi Rama tha se “ata as vetë nuk e besojnë që do vijnë në pushtet”.







