POLITIKË /

"Çfarë shkence bëni se nuk e kuptoj", Rama-kryebashkiakëve: S'ka rikandidim pa kryer Paketën e Maleve

Shkruar nga Versus

"Çfarë shkence bëni se nuk e kuptoj",

Gjatë takimit me kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama ngriti sërish një problematikë që e ka cekur edhe herë të tjera për pushtetin vendor. Ai u tha kryebashkiakëve se nuk duhet thjesht të presin nga taksat, por të gjenerojnë të ardhura të tjera nëpërmjet sipërmarrjeve të përbashkëta me privatin.

Po ashtu foli sërish për “Paketën e Maleve” duke kritikuar disa prej bashkive të cilat nuk e kishin kryer ende fazën e parë. Ndërsa tha se synohet që për këtë paketë të ketë 1 mijë investime, Rama tha se asnjë kryebashkiak nuk duhet ta mnedojë rikandidimin pa e kryer këtë projekt.

“Bëmë një takim ekskluziv për Paketën e Maleve. Sot që flasim jemi akoma në kushtet kur jo të gjitha bashkitë e kanë kryer fazën e parë. Për këtë do flasë në mënyrë të detajuar ministri Demo, por është e papranueshme. Është instrument i sigurtë për të tërhequr shqiptarë jashtë atdheut që të kthehen dhe të bëjnë punë që u sjell të ardhura më shumë se çdo lloj pune që bëjnë jashtë.

Si ka mundësi që nuk ka përfunduar faza e parë në disa bashki. Çfarë është kjo shkencë për të përcaktuar hartën ku do të bëhet ky zhvillim? Çfarë shkence bëni se nuk e kuptoj? I kam kërkuar drejtoreshës së agjencisë kombëtare të planifikimit që të jetë në dispozicion të secilës bashki për hartat.

Ambicia jonë duhet të jetë 1 mijë investime nga kjo paketë. Që po t’I ndash në territor nuk janë shumë. I kam kërkuar ministrit të përcaktojë sesa investime duhet të jenë futur në proces kur secili prej jush do pretendojë të rikandidojë. Nuk do ketë rikandidim nëse nuk do jetë arritur targeti i këtij projekti. Dikush 10, dikush 5, sipas madhësisë”- tha kryeministri. Versus.al

Poll