
Lulzim Basha do të zhvillojë sot në orën 14:00 një takim me mbështetësit e tij ku pritet të vulosë fatin e tij politik pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i dha vulën e PD-së, Sali Berishës.
Anëtarët e kryesisë e kanë këshilluar që vendimin e Apelit ta dërgojë në Gjykatën e Lartë.
Ndërsa burime bëjnë me dije se mundësia më e madhe, është krijimi i një partie të re, pavarësisht se Lulzim Basha nuk ka folur për diçka të tillë. Para mediave ai tha se nuk komentonte vendimet e gjykatave.
Ndërsa nga ana tjetër, disa prej përfaqësuesve ligjore të grupit të Bashës, kanë deklaruar se është e kotë që çështja të vijojë të zvarritet dhe se vendimi i Apelit duhet të jetë përfundimtar.
Edhe deputetë të cilët kanë qenë në krahun e Bashës, si Kreshnik Çollaku, Eralda Tase Bane dhe Flamur Hoxha kanë nënkuptuar distancimin nga Basha. Ky i fundit, në të gjitha rrjetet sociale ka hequr statusin “kryetar i PD”. Versus.al







