POLITIKË /

Interpelancë urgjente me Hoxhën dhe shkrirje e këshillit të RTSH, Kuvendi mblidhet në seancë

Shkruar nga Versus

Interpelancë urgjente me Hoxhën dhe shkrirje e këshillit të

Kuvendi mban sot seancë plenare me një sërë çështjesh të rëndësishme në rend dite. Pritet që diskutimet të nisin me interpelancën e kërkuar nga deputeti Asllan Dogjani me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha.

Ndërsa do të vijohet me projektligjin për ndryshime në Kodin Zgjedhor sa i takon lehtësimit të votës së diasporës për shqiptarë të cilëve u kanë përfunduar afatet e vlefshmërisë në dokumentet e identifikimit.

Pjesë tjetër e rëndit të ditës është edhe votimi i raportit të nxjerrë nga Komisioni i Medias për shkrirjen e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar me në krye Leka Bungon. Ky i fundit e propozoi vetë diçka të tillë duke pretenduar se anëtarët e këshillit kanë kryer shkelje me skualifikimin e kandidaturave për drejtorë të institucionit, duke kaluar vetëm dy kandidatë, mes tyre Aurora Polon e cila është diplomuar për inxhinieri.

Pritet që një pjesë të rëndësishme të seancës ta zënë debatet mes politikanëve lidhur me zhvillimet e fundit me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj me urdhër të SPAK. Versus.al

Dokumenta bashkëngjitur

Poll