POLITIKË /

'Je i bukur prandaj je deputet', batuta mes Gjiknurit dhe Dash Sulës: Ti mund të jesh i shëmtuar, por ke humor

Ky i fundit teksa fliste nga Foltorja e Parlamentit u shpreh se pse duhet të jetë deputet Damian Gjiknuri se është i bukur dhe jo unë që jam i shëmtuar. 

Shkruar nga Versus

'Je i bukur prandaj je deputet', batuta mes Gjiknurit dhe Dash

Janë shkëmbyer batuta mes deputetit socialist Damian Gjiknurit dhe deputetit demokrat Dash Sula gjatë diskutimeve për draftin e Kodit Zgjedhor.

Ky i fundit teksa fliste nga Foltorja e Parlamentit u shpreh se pse duhet të jetë deputet Damian Gjiknuri se është i bukur dhe jo unë që jam i shëmtuar. 

I menjëhershëm ishte dhe replika e Gjiknurit për deputetin demokrat duke u shprehur se ai mund të ishte i shëmtuar por të bën me qesh. 

Meqë më përmende emrin unë në fakt të respketoj se të kam mik. Ti mund të jesh i shëmtuar por ti të bën me qesh, që shumë pak njerëz e kanë këtu dhe humorin unë ta vlerësoj. Por nga dëshira që bën humor padashje bën një lapsus logjik në argumentin që jep për të kundërshtuar atë që ke përpara. Të gjitha llogaratitë i bën me humbje. Pra ju vetë e pranoni që ai do të jetë rezultati si 2021 dhe kanë hall se kush do të jetë te ajo listë. Mendoja se jeni për pushtet. Ato 74 vende që janë në favor të PS mund të jenë në favor tuaj nëse jeni të mëdhenj. Atëherë po nxirrni problemin real që keni. Keni hallin në opozitë se ku do të jem unë në listë.  Mendoj se kur hyn në garë hyn për të fituar, kështu që 40 mandate janë lojë për të gjithë ato që do garojnë.' ishte replika e Gjiknurit. 

Poll