Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga detyra e tij si kryetar bashkie.
Ky vendim vjen pasi Peçi ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke u kandiduar në listat e Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës.
Peçi është kryebashkiaku i dytë që dorëzohet brenda ditës së sotme, pasi edhe Agron Malaj, kryebashkiaku i Matit, ka bërë të njëjtin hap për t’u përfshirë në garën për një vend deputeti. Malaj do të kandidonë në qarkun e Dibrës.
Me dorëheqjen e Peçit, detyrat e kryebashkiakut do të kalojnë në duart e zëvendëskryetarit të bashkisë deri në zgjedhjen e një kryetari të ri./Versus.al







