
Demokratët janë mbledhur mbrëmjen e sotme në protestë kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi hodhi akuza se qeveria e Ramës është në fundin e tij dhe se duhet të japë menjëherë dorëheqjen.
“Ky pushtet ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani, jo nesër, jo pas zgjedhjeve jo kur ti leverdisë atij, por tani. Këtu në hijet e pushtetit që mishëron kjo godinë ka kohë që luhet një dramë e madhe”, theksoi Këlliçi.
Në fund të fjalimit të tij, deputeti i PD-së, akuzoi shefin e komisariatit nr.4 Feliks Hodaj se ka shantazhuar mbështetësit e demokratë të mos marrin pjesë në protestën kombëtare kundër qeverisë, madje e quajti “kamikaz” të Ramës.
Fjala e plotë:
“As për një protestë të radhës sot jemi këtu si misionarë për të bërë histori dhe për të thënë të vërtetën. Ky pushtet ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani, jo nesër, jo pas zgjedhjeve jo kur ti leverdisë atij, por tani. Këtu në hijet e pushtetit që mishëron kjo godinë ka kohë që luhet një dramë e madhe. Thika pas shpine ,tradhti mes ortakëve. Zija ka rënën ë Pallatin e Korrupsionit, gjumi i tyre është prishur përfundimisht. Ata hynë dhe dalin nga kjo godinë jo për të qeverisur po për të mbledhur prova kundër njëri tjetrit.
Kjo bandë detyroi të ikin nga sytë këmbët plot 1,1 milion shqiptarë, aman sot historia është përmbysur, ata që kanë frikë dhe kërkon të arratisen dhe nuk dalin më përpara njerëzve janë këta që qeverisin kriminalisht. Sot dua t’ju drejtohem juve dhe Berishës, demokratëve që nuk u përkulën, që nuk e shitën identitetin, gazetarëve që nuk u blenë, ju që denoncuat dhe qëndruat, ja ku jemi dhe sa shumë që jemi.
Sot jemi këtu edhe për të dhënë një mësim final politik, mësimin më të vyer. Dhe miq o sot o kurrë sepse ajo që do të vendosim sot do të jetë një precedent për të ardhme që s’do arrijë kush ta përmbysë, askush s’ka imunitet nga zemërimi qytetar. Edi Rama duhet ta japë dorëheqjen tani edhe si një akt i një emergjence kombëtare.
Kamikazin Feliks Hodajn ti Bandit i keqperdorur harroje shantazhin ndaj demokrateve që kërkojë te firmosnin demokratet për te mos marre pjese. Ne nuk llogarisim kreun e narkoshtetin jo me të llogarisim ty, guxo ti dhe shefat e ty njëherë te vetme të kërcënoni qytetaret do te merremi personalisht me ty."

