Komisioni hetimor i posaçëm për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS do të zhvillojë seancën e radhës në datën 10 korrik.
Në kuadër të njoftimit të publikuar, në seancë do të jenë të pranishëm dëshmitarët të cilët mund të kenë informacion lidhur me rrjedhjen e të dhënave apo sulmet kibernetike ndaj sistemit TIMS ku dyshohet se informacione shumë diskrete kanë rënë në duar të grupeve kriminale apo hakerave iranianë.
Njoftimi:
Zhvillimi i seancave dëgjimore me dëshmitarët si vijon:
Ora 10:00 – Z. Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
Ora 11:00 – Z. Genti Gazheli, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave;
Ora 12:00 – Z. Edmond Rrushi, Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit;
Ora 13:00 – Znj. Luneda Sufali, Kryeinspektore e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor;
Ora 14:00 – Z. Ardian Bali, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes;
Ora 15:00 – Z. Ervin Koçi, Drejtor i Përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.
Në seancën e kaluar të komisionit, dëshmoi me dyer të mbyllura drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni si dhe ish-drejtori i policisë, Ardi Veliun, me të cilin kryetari i komisionit, Ervin Salianji pati përplasje të ashpër. Versus.al







