
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të nis menjëherë verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit nga kryetari në detyrë i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.
Sipas këtij grupi deklarimet e kryera nga Marinaj janë të pavërteta, pasi më 5 qershor 2015 Drejtoria Rajonale e Antimafie, e prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Firencës kanë njoftuar mbylljen e hetimeve paraprake ndaj personave të hetuar ku i pari në radhë rezulton Tonin Marinaj, lindur në Shqipëri më 05.12.1996
Në përmbatjen e akuzës thuhet se Tonin Marinaj është drejtues i një organizate kriminale e përbërë prej më shumë mes 10 anëtarë me bazë vepruese në Shqipëri dhe në Itali.
Në aktakuzë thuhet më tej se kjo organizatë ishte e angazhuar sistematikisht profesionalisht dhe në vazhdimisë në eksportimin në territorin italian të sasive të mëdha të marijuanës për t'u shpërndarë me pakicë nga anëtarët e organizatës kriminale.
Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët të 338 kilogramësh mariuanë të magazinuar në Firence.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia është gjendur dhe një pistoletë e kalibirt 9mm dhe 100 gramë kokainë./ Versus.al







