POLITIKË /

Kryesia e re e PS, Rama lë jashtë Xhaçkën e Gjylametin, zbardhen 14 emrat e propozuar

Bie në sy largimi i Olta Xhaçkës nga kryesia e PS duke lënë të dyshohet se PS mund të votojë për ta dërguar mandatin e saj për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Shkruar nga Versus

Kryesia e re e PS, Rama lë jashtë Xhaçkën e Gjylametin,

14 emra janë propozuar në total nga kryeministri Edi Rama për 10 vendet në kryesinë e Partisë Socialiste. Në këto propozime, 7 janë burra dhe 7 gra. Ajo çfarë bie në sy është propozimi i kreut të qeverisë për të future në kryesinë e PS ministrat e rinj Igli Hasani dhe Piro Vengu si dhe Vangjel Tavon i cili u zgjodh kryebashkiak në zgjedhjet e mbajtura në Himarë më 4 gusht.

Nga kryesia largohen disa emra si Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Olta Xhaçka, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj dhe Armando Subashi. Bie në sy largimi i Olta Xhaçkës nga kryesia e PS duke lënë të dyshohet se PS mund të votojë për ta dërguar mandatin e saj për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. 

Propozimi për kryesinë e re PS:

Albana Kociu

Anila Denaj

Delina Ibrahimaj

Etilda Gjonaj

Klotilda Bushka

Klodiana Spahiu

Lindita Nikolla

Arben Pëllumbi

Erjon Braçe

Eduard Shalsi

Igli Hasani

Vangjel Tavo

Pirro Vëngu

Toni Gogu

Anëtarët e rinj të kryesisë do të zgjidhen pas votimit në Asamble ku vijon mbledhja që prej orës 11:00 kur kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij. Versus.al

Poll