Lulzim Basha dhe tre deputetë të tjerë kanë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor të cilat sjellin mbylljen e 70% të listave për deputetë duke bërë që vetëm 30% e kandidatëve të mund të votohen nga populli, ndërsa të tjerët të caktohen nga kryetarët e partive politike.
Bashës i janë bashkuar edhe tre deputetë të tjerë si Oriola Pampuri, Merita Bakiu dhe Gëzim Ademaj të cilët i qëndrojnë mendimit se një ndryshim i tillë në Kodin Zgjedhor bie ndesh me Konventën e të Drejtave të Njeriut duke u hequr qytetarëve mundësinë e zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre në Kuvend. Versus.al