POLITIKË /

"Lufta" për vulën e PD, Apeli vendos sot për fatin e Partisë Demokratike

Në seancën që nis sot në orën 10:00, gjykata e Apelit të Tiranës do të vendosë mbi fatin e vulës së Partisë Demokratike.

Shkruar nga B.V
"Lufta" për vulën e PD, Apeli vendos sot për fatin e
Berisha dhe Basha

Sot në gjykatën e Apelit të Tiranës rinis sërish gjykimi për çështjen e vulës dhe statutit të Partisë Demokratike që është kthyer në një “betejë” më shumë se 2 vjeçare mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Relatore për çështjen është gjyqtarja Alma Ahmeti me pjesëtare të trupës gjykuese Iliba Bezatin dhe Elona Toron të cilat do të rishqyrtojnë çështjen e rikthyer në Apel pas vendimit që gjykata e Lartë mori më 27 dhjetor 2023 për ta rikthyer në rigjykim për shkak të shkeljeve proceduriale.

Sakaq, gjykata e Apelit do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit për ta lënë vulën e PD në duart e Sali Berishës apo do ta zhbëjë atë.

Që pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike nisi përpjekja e ish-kryeministrit për t’u kthyer në krye të saj. Me statutin e mbajtur në 11 dhjetor ai dhe pala e Rithemelimit pretendojnë se partia kryesohet prej tij dhe se Lulzim Basha e mbështetësit e tij nuk kanë më asnjë tagër të marrin vendime. Ndërsa të kundërtën pretendon Basha i cili nuk njohu Kuvendin e Berishës dhe pasi u dorëhoq para publikut, u rikthye për të marrë sërish drejtimin e PD duke fituar në një palë zgjedhje “formale” kundër Gjergji Hanit, ish- i dënuar politik. Versus.al

Poll