POLITIKË /

“Lulzim Basha vdes në aksident”, ish-kreu i PD përgënjeshtron lajmin: E kanë përhapur ata që duan shkatërrimin e Shqipërisë

Një lajm i rremë i shpërndarë tre ditë më parë është bërë shkak që deputeti Lulzim Basha të reagojë zyrtarisht duke sqaruar se është shëndoshë e mirë.

Shkruar nga Versus

“Lulzim Basha vdes në aksident”, ish-kreu i PD

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një reagim në rrjetin e tij social duke përgenjeshtruar një lajm të shpërndarë në një faqe online tre ditë më parë.

Në postimin e bërë pretendohej se deputeti kishte pësuar një aksident fatal dhe kishte ndërruar jetë.

“Ndahet nga jeta Lulzim Basha. Nuk arriti t’i mbijetonte aksidentit”- shkruhet në postimin e bërë nga faqja “Lajme Nate” në Instagram.

Tre ditë pas këtij postimi, ka ardhur edhe reagimi i deputetit i cili shkruan në rrjetin e tij social se është gjallë dhe se lajmi i rremë është përhapur nga njerëz që duan të shkatërrojnë vendin.

“Ndoshta disa do të trishtohen, por ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik.

Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë!”- shkruan Basha në reagimin e bërë. Versus.al

“Lulzim Basha vdes në aksident”, ish-kreu i PD
Postimi i Lulzim Bashës në rrjetet sociale
Poll