POLITIKË /

“Ma solli burri yt”, debat i ashpër në parlament mes Bardhit dhe Felajt, shkak Guvernatori Sejko

Ndërsa Gazment Bardhi mori fjalën, Felaj i tha se nuk po flet për procedurë dhe se duhej të ulej. Pas kësaj ka nisur dhe debati mes Bardhit dhe Felajt:

Shkruar nga Versus

T “Ma solli burri yt”, debat i ashpër në parlament mes

eksa fjalën në seancën e sotme parlamentare e kishte marrë Guvernatori i Bakës së Shqipërisë Gent Sejko, kreu i grupit Parlamentar i PD Gazment Bardhi është përplasur ashpër me drejtuesen e seancës Ermonela Felaj.

Ndërsa Gazment Bardhi mori fjalën, Felaj i tha se nuk po flet për procedurë dhe se duhej të ulej. Pas kësaj ka nisur dhe debati mes Bardhit dhe Felajt:

Pjesë nga debati:

Bardhi: Ty të kanë marrë bandat peng dhe nuk po themi gjë.

Felaj: Mos u fusni në histori të tjera se do dalësh keq.

Bardhi: Nuk dal keq se unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë që hedh ndryshe nga ju që ju marrin peng bandat.

Felaj: Nuk po flisni për procedurë, kush është shqetësimi juaj?

Bardhi: Ndaj është guvernatori këtu për të na dhënë shpjegime, s’ka nevojë për shpjegime.

Felaj: Këtu ka nevojë që të ngremë një alert që dokumentet e dosjeve bien në dorën tuaj.

Bardhi: Po moj bien, se nuk do bien vetëm në dorën tënde dhe të burrit tënd..

Felaj: Të ngeli vetëm emri kush ta ka dhënë.

Bardhi: Pse do ta them ty? Burri jot ma solli, a punon në prokurore? Më solli dosjen për guvernatorin.

Felaj: Uluni se po kaloni çdo nivel etike.

Poll