
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka publikuar në rrjetin e tij social pamjet e “Shotës” makinës së parë ushtarake shqiptare të blinduar e cila është prodhuar në vendin tonë. Duke e theksuar këtë pjesë, ministri shkruan bashkangjitur videos së publikuar se ky blind ushtarak është simbol i fuqisë dhe inovacionit në ministrinë që drejton.
“Mirëmëngjesi me SHOTA - simbol i fuqisë dhe inovacionit që po marrin formë në Industrinë e Mbrojtjes “MADE IN ALBANIA”. Nuk është më ambicie, është realitet!”- shkroi Nufi. Versus.al

