
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të diele një mesazh për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, të shoqëruar me një videokartolinë nga mbledhja e zgjeruar mujore e qeverisë dhe Grupit Parlamentar Socialist.
Në postimin e tij, Rama bën me dije se gjatë mbledhjes është zhvilluar një dëgjesë institucionale me Drejtoren e ASHK-së, ku është diskutuar mbi ecurinë e reformës në kadastër. Po ashtu, ai thekson se është zhvilluar një bashkëbisedim me kryetarin e Komisionit të Reformës Administrative Territoriale lidhur me skenarët e kësaj reforme.
Në fokus të diskutimeve ka qenë edhe kalendari kombëtar si dhe përmbajtja e takimeve të quajtura “Punët e Shqipërisë”.
Postimi i kryeministrit Rama:
MIRËMËNGJES
dhe me videokartolinën e mbledhjes së zgjeruar mujore të qeverisë dhe Grupit Parlamentar Socialist, ku u krye një dëgjesë institucionale me Drejtoren e ASHK për ecurinë e reformës në kadastër; u bashkëbisedua me kryetarin e Komisionit të Reformës Administrative Territoriale për skenarët e reformës, si edhe u diskutua kalendari kombëtar dhe përmbajtja e takimeve “Punët e Shqipërisë”, ju uroj të diel të qetë./Versus.al

