Ditën e sotme, grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi një mbledhje në kryesinë e Kuvendit. Mësohet se më 4 nëntor do të nisë diskutimi i buxhetit të vitit 2025 në Kuvend ndërsa më 2 dhjetor do të bëhet votimi në Kuvend.
Diskutimi i buxhetit pritet të hasë vështirësi për shkak të aksionit të dhunshëm opozitar të nisur që prej 30 shtatorit pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi u ka kërkuar deputetëve që pavarësisht kaosit të krijuar, të jenë aktivë dhe pjesëmarrës në seanca plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Ndërkohë, në mbledhje është diskutuar edhe për turin e Diasporës që po zhvillon kreu i qeverisë, Edi Rama. Më 3 nëntor, Rama mbërrin në takimin me shqiptarët në Selanik të Greqisë, ndërsa më 24 tetor turi vijon me shqiptarët e Londrës. Versus.al








