POLITIKË /

‘Me financat merrej Monika’, a po ia kalon bashkëshortes përgjegjësitë? Përgjigjet Ilir Meta

Ai deklaroi se është pyetur për shumë lëvizje financiare në llogaritë e tyre duke u shprehur se nuk është marrë asnjëherë me këtë çështje, pasi është sferës së interesave të tij.

Shkruar nga Versus
‘Me financat merrej Monika’, a po ia kalon bashkëshortes
Ilir Meta ne konferencen e sotme per shtyp

Gjatë fjalës së tij në konferencën e sotme për shtyp, Ilir Meta ka ‘spostuar’ përgjegjësitë e veta në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj çiftit Meta-Kryemadhi.

Ai deklaroi se është pyetur sot në SPAK për shumë lëvizje financiare në llogaritë e tyre duke u shprehur se nuk është marrë asnjëherë me këtë çështje, pasi është jashtë sferës së interesave të tij. I pyetur nëse po e delegon ‘fajin’ tek bashkëshortja e tij, ai deklaroi:

Unë nuk fajësoj askënd, unë them që në veprimet e mia kam qenë në respekt të plotë të ligjit dhe zonjës Kryemadhi e cila administronte çdo çështje të shtëpisë, sepse janë çështje jashtë interesit tim.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: