POLITIKË /

Ngrihet kompania shtetërore për prodhimin e armëve, Ardi Veliu administrator! Ja si do funksionojë

Kompania "KAYO" ka si kapital fillestar 150 milionë lekë si investim shtetëror në prodhimin e fishekëve e armëve.

Shkruar nga Versus

Ngrihet kompania shtetërore për prodhimin e armëve, Ardi Veliu

Ditën e sotme është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompania shtetërore për prodhimin e armëve (KAYO) me kapital fillestar 150 milionë lekë. Kompania në varësi të Miistrisë së Mbrojtjes, do të menaxhohet nga një bord që do të ketë 7 anëtarë dhe administrator do të jetë Ardi Veliu. Ky i fundit, në tetor të vitit 2021 u dorëhoq nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë duke u arsyetuar se do t’i përkushtohej më shumë familjes por pak muaj më pas u emërua zv.ministër i Infrastrukturës.

Ndërsa në gusht të vitit 2022 mori drejtimin e AMP-së, post në të cilin do të qëndronte deri në tetor të vitit të kaluar kur nuk u bë me dije nëse u shkarkua apo dha dorëheqjen.

Ngrihet kompania shtetërore për prodhimin e armëve, Ardi Veliu

Në foton e siguruar, është pasaporta e kompanisë me zotërim publik për prodhimin dhe më pas tregtimin e armëve, një ide e dhënë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë samitit që pati në Tiranë në shkurt të këtij viti, ku kërkoi që vendi ynë të prodhonte fishekë që më pas t’i vinin në ndihmë Ukrainës.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu kishte lajmëruar më herët rikthimin e aktivitetit të prodhimit të armëve në 3 uzinat e mëparshme të Gramshit, Mjekësit dhe Poliçanit të cilat prej kohësh janë jashtë përdorimit. Versus.al

Poll