POLITIKË /

Nisi të ndërtohej në 2016-ën, Veliera në Durrës drejt përfundimit! Rama: Gjithëfarë të varfërish nga mendja, tentuan ta pengonin

Rama shkruan se projektit do t'i shtohen detajet e fundit teknike.

Shkruar nga Versus

Nisi të ndërtohej në 2016-ën, Veliera në Durrës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga projekti i Velierës në Durrës për të cilin thotë se është pothuajse i përfunduar, teksa po i shtohen detajet e fundit teknike.

Rama shkruan se veliera do të jetë atraksion turistik i qytetit të Durrësit, ndërsa kritikon gjithashtu edhe personat që tentuan ta pengonin me argumentin se po shkatërrohej historia arkeologjike e qytetitt bregdetar.

“Mirëmëngjes dhe me mendimin e kohës së madhe të çuar dëm nga gjithëfarë të varfërish nga mendtë e kokës, që nuk lanë dy gurë bashkë për ta penguar këtë vepër të bukur urbane të arkitektit të mirënjohur Marco Casamonti, e cila tanimë është në detajet e fundit teknike, si një shembëlltyrë tërheqëse e Durrësit Turistik 2030, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

 

Punimet për sheshin që do të ishte një nënkalim në formë vele për qytetin, nisën në dhjetor të vitit 2016 dhe që prej asaj kohe kanë patur disa ndërprerje. Fillimisht vlera e projektit ishte përcaktuar 6 milionë euro në total, por deri më tani mësohet kur kanë kaluar 9 vite nga nisja e punimeve se shuma i ka kaluar 11 milionë euro. Versus.al

 

Poll