Kryedemokrati Sali Berisha, ka njoftuar se do të nis zyrtarisht nga Tirana fushatën elektorale për 11 majin.
Berisha: 11 prilli, është data ligjore që ne mund të hapim fushatë elektorale, dhe në do jemi në Tiranë, në datë 11, në orën 19:00. Programin do e paraqesim ditët e tjera.
Secili nga ju, kryetarë, drejtues qarqesh, kryetarë degësh, kandidatë për deputetë, do të bëj më të mirën, që të jetë hapja më e bukur dhe më e mirë që kemi bërë ndonjëherë në Shqipëri. Do vijnë dhe përfaqësues nga diaspora, do jetë një hapje madhështore.
Berisha ka mbledhur këtë të martë drejtuesit politikë të qarqeve dhe krerët e degëve të partisë. Ky takim ka si qëllim diskutimin e strategjisë elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.








