Burime të mirëinformuara por jo zyrtare bëjnë me dije se deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca, po ashtu ish-drejtor i rëndësishëm në disa institucione shtetërore dhe figurë e afërt me qeverinë, është thirrur nga organet e drejtësisë për një seancë dëgjimore në lidhje me një procedim penal të regjistruar ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
"Jam për një hetim në cilesinë e personit që ka dijeni per rrethanat e çështjes. Për të cilen nuk flas dot për shkak se është nën hetim ende.", ka thënë ai për mediat pas daljes nga ambientet e SPAK.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) apo ndonjë institucion tjetër hetimor në lidhje me këtë zhvillim, por burimet në fjalë sugjerojnë se thirrja mund të jetë pjesë e një procesi hetimor të zgjeruar, i cili përfshin veprime të mundshme të paligjshme të kryera nga Veliaj, apo persona të lidhur me të.
Po ashtu, Ndreca më herët është marrë nën hetim për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera. /Versus.al/







