
Bashkia e Himarës duket se nuk po gjen qetësi sa i takon drejtuesve të saj, pasi ditën e sotme dha dorëheqjen kryetarja e komanduar Blerina Bala vetëm disa javë pasi u zgjodh nga Këshilli Bashkiak në krye të institucionit vendor.
Ndërkohë dy emrat e diskutuar për të marrë drejtimin e bashkisë së Himarës, janë Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano të dy nënkryetarë. Bollano, ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Shërbimeve Publike të Mirëmbajtjes dhe rezoluton të jetë ndër të kallëzuarit në padinë e Fredi Belerit ndaj Jorgo Goros i cili mbahet aktualisht në qeli nën akuzën e tjetërsimit të 2 pronave në Himarë gjatë kohës që mbante postin e kryetarit.
Ndërkohë, emri tjetër që mund të zëvendësojë Blerina Balën, Pevurin Gjikuria, në 2019-ën u shkarkua nga posti i konsullit shqiptar në Janinë pas skandalit të transportit të 100 pasaportave shqiptare në rrugë totalisht antiligjore dhe joinstitucionale.
Bashkia e Himarës ndodhet aktualisht pa kryetar. Të premten e kësaj jave, pritet të mblidhet këshilli bashkiak për të zgjedhur drejtuesin e ri të komanduar.
Ndërkohë, Fredi Beleri i zgjedhur në zgjedhjet vendore të 14 majit, është i dënuar me 2 vite burg pasi u kap duke blerë 8 vota për 40 mijë lekë, vetëm dy ditë para zgjedhjeve. Ndërsa Jorgo Goro u arrestua së fundmi nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në tjetërsimin e dy pronave gjatë kohës që mbante postin e kryetarit të bashkisë. Versus.al







