POLITIKË /

“O Lul omëlsina ku je?” Basha i përgjigjet Ramës: Ja ku e ke Lulin, në Ali Dem jam

Më tej Basha pyet Ramën, se ku ndodhet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe "shokët" e tij.

Shkruar nga Versus

“O Lul omëlsina ku je?” Basha i përgjigjet Ramës: Ja

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama përmes një videoje të publikuar në llogarinë e tij në Facebook. Në video, Basha i përgjigjet pyetjes së Ramës se "ku është", duke theksuar se ai është i përfshirë në takime me demokratët.

Më tej Basha pyet Ramën, se ku ndodhet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe "shokët" e tij.

Ai e ftoi Ramën të mos "frikësohet" dhe të dalë nga "podrumi" për të përballur një debat live me të.

'Mos pyet ku jam unë, pyet ku ke Lalin me shokë' shkruan krahas videon Basha.

 

Poll