POLITIKË /

Opozita paralajmëroi bojkot të jetës parlamentare, Peleshi: S’na ndikon! Vazhdojmë punën në Kuvend

Peleshi refuzoi të komentonte dënimin dhe arrestimin e deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Shkruar nga Versus

Opozita paralajmëroi bojkot të jetës parlamentare, Peleshi:

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes me deputetët socialist ku ka folur edhe lidhur me aksionin opozitar të nisur së fundmi pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji.

Teksa refuzoi të komentonte dënimin dhe arrestimin e Salianjit, Peleshi tha se jeta parlamentare do të vazhdojë pavarësisht bojkotit të opozitës duke lënë të kuptohet se qeveria nuk e cilëson si pengesë faktin se deputetët demokratë nuk do marrin pjesë në komisione apo në Kuvend. Ai shtoi se sido që të jetë qëndrimi i PD-së, mazhoranca do të vijojë me punën në Kuvend.

“Nuk e kemi kuptuar mirë vendimmarrjen e opozitës, nuk e dimë se çfarë do të thotë ndërprerje e marrëdhënieve me mazhorancën, shpresoj të mos përkthehet në bojkot. Nuk është korrekte të aludojmë skenarë të ndryshëm. Linja jonë është të zbatojmë detyrat kushtetuese që do të thotë marrja pjesë në të gjitha komisionet parlamentare. Shpresoj të mos shkojmë në skenarë të pasuksesshëm për një forcë politike. Shpresoj të mos ndodhë kjo, ne do vazhdojmë punën tonë”- deklaroi Peleshi.

I pyetur nga gazetarët për shmangien e zbatimit të Urdhrit të Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka, Peleshi tha se detyrimi i socialistëve ishte ta dërgonin në Kuvend çështjen, por për shkak të paqartësisë tek deputetët, u detyruan të kërkonin opinion nga Komisioni i Venecias.

“Këtë kemi kërkuar ne, Reformën në Drejtësi, pra drejtësia bën punën e vetë dhe pushtetet e tjera punën e vetë. Nuk bëhet fjalë për mbrojtjen e një kolegu, nuk kemi kundërshtuar zbatimin e vendimit të GJK. Ky vendim kërkonte që çështja të trajtohej në seancën më të afërt, e futëm në rend dite por paqartësia solli dërgimin e çështjes për opinion në Komisionin e Venecias”- shtoi Peleshi. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: