POLITIKË /

"Ora jonë po afron..." Berisha thirrje për “vërshim drejt Tiranës”, opozita sot protestë para Kryeministrisë

Tubimi nis në orën 17:00 mes tensioneve politike, ndërsa policia paralajmëron masa të shtuara sigurie dhe kufizime të qarkullimit

Shkruar nga Versus

"Ora jonë po afron..." Berisha thirrje për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka intensifikuar thirrjet për mobilizim masiv në protestën kombëtare të opozitës, e cila do të mbahet sot në orën 17:00 përballë Kryeministrisë në Tiranë.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar këtë tubim si një moment kyç për përballjen politike me qeverinë, duke u bërë thirrje qytetarëve nga të gjitha qytetet e vendit që të bashkohen në kryeqytet. 

Protesta vjen në një klimë të tensionuar politike, mes akuzave të forta të opozitës ndaj qeverisë për korrupsion, keqqeverisje dhe kapje të institucioneve, ndërsa mazhoranca i ka cilësuar këto protesta si përpjekje për destabilizim.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka marrë masa të shtuara sigurie për mbarëvajtjen e tubimit, duke paralajmëruar kufizime të qarkullimit dhe apeluar për shmangien e çdo veprimi që cenon rendin dhe sigurinë publike.

Tubimi i sotëm pritet të jetë një tjetër test force për opozitën, në një periudhë ku tensionet politike në vend mbeten të larta dhe përplasjet mes palëve vijojnë të ashpra.

Poll