POLITIKË /

Partia e re e Bashës regjistrohet për 11 majin, por ka një tjetër kryetar! Në KQZ dorëzohet kërkesa e parë për koalicion

Shkruar nga Versus
Partia e re e Bashës regjistrohet për 11 majin, por ka një
Ish-kryedemokrati, Lulzim Basha

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njoftoi ditën e sotme se 53 parti politike janë regjistruar në total për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Mes partive të regjistruara është edhe ajo ku bën pjesë Lulzim Basha me emrin ‘Koalicioni Euroatlantik’, por ish-kryedemokrati nuk është kryetar i kësaj partie. Kryetar rezulton të jetë Endri Hasa, një ish-deputet i PD besnik i Lulzim Bashës.

Sonte në mesnatë përfundon afati për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore ndërsa deri më tani është regjistruar koalicioni mes Enkelejd Alibeajt nga partia ‘Djathtas 1912’ dhe Dashamir Shehi me ‘Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar’.

Lista e 53 partive politike të regjistruara nga KQZ:
“Partia Socialiste e Shqipërisë”, me kryetar Edi Rama
“Partia Demokratike”, me kryetar Sali Berisha
“Partia e Lirisë”, me kryetar Ilir Meta
Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, me kryetar Adriatik Lapaj
Partia “Nisma Thurje”, me kryetar Endri Shabani
“Partia Lëvizja Bashkë”, me kryetar Arlind Qori
Partia “Mundësia”, me kryetar Agron Shehaj
“Partia Demokristiane e Shqipërisë”, ke kryetar Nard Ndoka
“Partia Lëvizja e Legalitetit”, me kryetar Shpëtim Axhami
“Partia Kristian Demokrate”, me kryetar Dhimitër Muslia
“Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi
“Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar Zef Bushati
“Partia Balli Kombëtar Demokrat”, me kryetar Artur Roshi
“Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, me kryetar Ylber Valteri
“Partia Balli Kombëtar”, me kryetar Adriatik Alimadhi
“Partia Unitetit Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqiri
“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me kryetar Vangjel Dule
Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, me kryetar Vasil Sterjovski
Partia Lëvizja “Atdheu”, me kryetar Kreshnik Osmani
Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”, me kryetar Mhill Gecaj
Partia “Drejtësia Shoqërore”, me kryetar Tanush Kaso
“Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, me kryetar Agron Duka
“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, me kryetar Kadri Isufaj
“Partia Ora e Shqipërisë”, me kryetar Zef Shtjefni
“Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa
“Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari
“Bashkimi Liberal Demokrat”, me kryetar Arian Starova
“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, me kryetar Ymer Kurti
Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet”, me kryetar Shpëtim Idrizi
“Partia Republikane Shqiptare”, me kryetar Fatmir Mediu
“Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim”, me kryetar Nikolin Staka
“Partia Socialdemokrate”, me kryetar Tom Doshi
Partia “Fryma e Re Demokratike”, me kryetar Sali Shehu
Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me kryetar Dashamir Shehu/Eqerem Spahiu
Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”, me Kryetar Gjovalin Shqalshi
Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, me Kryetar Elena Kocaqi
Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë”, me kryetar Marjus Malaj
Partia “Fronti i Majtë”, me Kryetar Marko Dajti
Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare”, me kryetar Muharrem Doda
Partia “Aleanca Demokracia e Re”, me kryetar Edmond Stojku
Partia “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”, me kryetar Rivelino Çuno
Partia “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, me kryetar Krenar Rryçi
Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare”, me kryetar Gjet Ndoj
Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, me kryetar Gaqo Apostoli
Partia “Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar”, me kryetar Selami Jenishehri
Partia “Ardhmërija Shqiptare”, me kryetar Emin Subashi
Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, me kryetar Valentino Mustaka
Partia “Djathtas 1912”, me organ drejtues “Kolegji Politik”
Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare”, me kryetar Eduart Abazi
Partia “Partia Aleanca Socialiste Shqiptare”
Partia “Aleanca Europiane Ekologjike”
Partia “Koalicioni Euroatlantik”, me kryetar Endri Hasën
Partia “MEGA”, me kryetar Kristo Kiço. Versus.al

 

Poll