Është zbardhur dhe është depozituar në Kuvend, projektligji për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale, i propozuar nga Partia Socialiste, ë
Ky draft është mbështetur nga 40 deputetë socialistë dhe përfshin ato raste që kanë marrë gjobë për ndërtim dhe ndërhyrje në shtëpi, si dhe individët e gjobitur gjatë pandemisë për shkelje të rregullave anti-COVID.
Sipas projektligjit, anulohen “të gjitha masat administrative të paekzekutuara” të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024 në zonat rurale. Ky vendim përfshin masat e marra nga Inspektoriatet Vendore për Mbrojtjen e Territorit, Inspektoriatin Qendror të Mbrojtjes së Territorit, Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, si dhe Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor në të gjithë Shqipërinë.
Të gjithë subjektet që kanë realizuar ndërtime ose ndërhyrje në shtëpi banimi në zonat rurale, si dhe ato që merren me aktivitete të prodhimit, magazinimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, do të përfitojnë nga ky projektligj. /Versus.al








