POLITIKË /

Pas 20 minutash përballje, Berisha konfirmon marrjen si i pandehur nga SPAK: Thonë se më ka korruptuar dhëndri

Berisha është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK për akuzën e veprës penale "korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim".

Shkruar nga Versus

Pas 20 minutash përballje, Berisha konfirmon marrjen si i pandehur nga

Pas 20 minutash përballje me prokurorët e SPAK, Berisha bëri me dije se i është komunikuar zyrtarisht akuza e korrupsionit pasiv për aferën e privatizimit të ish-kompleksit të Partizanit.

Berisha hodhi akuza të rënda ndaj SPAK-ut, duke e cilësuar si organizatën kriminale më të rrezikshme në vend dhe që po zbaton urdhërin e kryeministrit Edi Rama për t’u hakmarrë politkisht ndaj tij.

“Dy gjëra. Kjo është piramidë fund e krye mashtrimi. Kjo ishte deklarata ime. Vizitova pjesën muzeale të SKAP-it dhe aty gjendej ora 406 mijë euro e qëndisur me diamante dhurata e Edi Ramës, një fotografi. Gjendej Armand Josifi, gjendej Imer Lala tek i jepte Dumanit 1 milionë euro për pyetjen që nuk i bëri, gjendej Taulant Balla i cili po merrte shpërblimin e Suel Çelës. Gjendeshin horra që shkonin nga gjykatës në gjykatës duke bërë forma nga më të neveritshme të korrupsionit për t’i mbajtur peng ata.

Gjendeshin 300 milionë euro të sterilizimit, 300 milionë euro të Vilma Nushit, 4 miliardë euro të Edi Ramës dhe të Alabarit. Kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri dhe Europë. I pandehur u cilësova, me atë akuzë që kanë pasur”- u shpreh Sali Berisha.

Pas deklaratës për mediat, ish-kryeministri u foli mbështetësve të mbledhur për të duke deklaruar se kryeministri Edi Rama do rrëzohet nga pushteti. Ndërsa të gjithë procesin ndaj tij e cilësoi të frymëzuar politikisht. 

Padia për privatizimin e ish-kompleksit Partizani u dorëzua në SPAK në vitin 2020 nga Taulant Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS  duke e akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ka ndryshuar nëj sërë ndryshimesh në ligjin e privatizimit me qëllim që të përfitonte dhëndri i tij Jamarbër Malltezi i cili ishte pronar i një toke me sipërfaqe prej 410 metrash katrorë por në fund, sipas akuzës rezulton të jetë pronar i një të tretës së kompleksit ku u ndërtuan 19 kulla.

Ndërkohë, dhëndri i Berishës Jamarbër Malltezi akuzohet se ka përfituar 5.4 milionë euro nga privatizimi i këtij kompleksi. Ndaj tij rëndojnë akuzët për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim dhe për pastrim parash. Versus.al

Poll