
Këshilltari i PL-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi ka folur sërish për përleshjen fizike me këshilltarin socialist Halit Valteri, para pak ditësh.
Nga protesta që po zhvillohet ditën e sotme para Bashkisë, Blushi tha se u mbajt për më shumë se 5 orë në komisariat dhe se qëllimi ishte që ta trembnin.
“Këtyre horrave do t’i tregojmë vendin. Një kryebashkiak që vjen me antiplumb nuk është trim. Trima jeni ju, sepse në zemrat tuaja janë mijëra e mijëra patriotë që do t’i tregojnë vendin këtej regjimi.
Më mbyllën 5 orë në komisariat dhe menduan se do më trembnin aty, por e kanë marrë përgjigjen të gjithë narkopolicët. Duke zbritur nga shkallët takova një polic, që është këtu, por nuk e identifikoj dot. E di si më tha? E di ti pse ne vijmë me kasketa? Sepse kemi turp ti dalim fëmijëve përpara, kemi frikë se kur të shkojnë në shtëpi do na pështyjnë prindërit tanë”, tha Tedi Blushi./ Versus.al







