POLITIKË /

PD me program të ri ekonomik, Berisha: Kur të vijmë në pushtet do të rikthejmë taksat e ulta

Ai theksoi se ekonomia do të frymojë vetëm në rast të derregullimit të infrastrukturës ligjore aktuale.

Shkruar nga B.SH

PD me program të ri ekonomik, Berisha: Kur të vijmë në

‘ Rithemelimi është partia e taksave të ulëta’ kështu është shprehur Sali Berisha gjatë një takimi informues me Departamentet e Ekonomisë, Financave Publike dhe Sipërmarrjes.

Berisha u shpreh se garancia juridike dhe konkurrenca e ndershme është kushti i të gjitha kushteve për të tërhequr investimet e huaja.

Ai theksoi se ekonomia do të frymojë vetëm në rast të derregullimit të infrastrukturës ligjore aktuale.

Berisha vuri theksin dhe tek ulja e TVSH-së duke marrë shembull suksesin që qeverisja e PD arriti në vitin 2005, taksën e sheshtë më të ulët në Europë, e mbështetur fuqimisht edhe nga FMN.

''Po ju rikujtoj një moment kur në vitin 2005 vendosëm taksën e sheshtë më të ulët në Europë, e dyta më e ulët ishte, në mos gaboj, tek 17%, e Sllovakisë, FMN një partner i çmuar, pothuaj ngriu marrëdhëniet me ne, në kuptimin që, siç e themi ne shqiptarët “po të doli djalë e kemi bashkë, po doli vajzë e ke për vete”. Të më falin zonjat se përdora një term.

Por Fondi qëndroi soditës. Pas 6 muajsh ne e fituam betejën. FMN përgëzoi sepse rezultati nga ulja e taksave ishte spektakolare. Është e domosdoshme të keni ju si ekip një parim i cili në fakt është i vjetër. E mira më e madhe e numrit më të madh. Çfarë shpreh kjo? Kjo shpreh shpërndarjen.'' u shpreh Berisha.

 

Poll