Kryeministri Edi Rama është rikthyer sërish në Bashkinë e Tiranës. Ai është parë i shoqëruar nga Andriola Kambo, Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.
Sipas burimeve brenda Partisë Socialiste, kreu i qeverisë do të zhvillojë një mbledhje për të komanduar drejtuesin e ri të Bashkisë së Tiranës.
Më herët sot kryeministri Rama ishte në Bashkinë e Tiranës në një takim të shkurtër me nënkryetarët e saj. Kjo vjen një ditë pas arrestimit të Erion Veliaj. /Versus.al/







