POLITIKË /

Përfundon votimi për kreun e PD-së, mbyllet procesi në të gjitha qendrat e votimit

Sipas të dhënave të publikuara gjatë ditës, procesi u zhvillua në rreth 87 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë, ndërsa të drejtën e votës e kishin mbi 51 mijë anëtarë të PD

Shkruar nga Versus

Përfundon votimi për kreun e PD-së, mbyllet procesi në

Ka përfunduar procesi i votimit këtë të shtunë për referendumin mbi konfirmimin ose jo të zgjedhjes së Sali Berisha në krye të Partia Demokratike.

Procesi nisi në orën 08:00 në të gjithë vendin dhe fillimisht ishte parashikuar të mbyllej në orën 18:00. Megjithatë, sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, njoftoi shtyrjen e afatit deri në orën 19:00 për disa degë të mëdha, për shkak të fluksit të votuesve.

Sipas të dhënave të publikuara gjatë ditës, procesi u zhvillua në rreth 87 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë, ndërsa të drejtën e votës e kishin mbi 51 mijë anëtarë të Partisë Demokratike.

Në disa qarqe u raportua pjesëmarrje e konsiderueshme. Vetëm në qarkun e Beratit ishin thirrur për të votuar rreth 1 640 anëtarë, ndërsa në degën e Gjirokastrës numri i anëtarëve të regjistruar arriti në afro 2 mijë. Në Sarandë, lista përfundimtare e votuesve përfshinte rreth 870 anëtarë me të drejtë vote.

Ky referendum u zhvillua sipas parimit “një anëtar, një votë”, ndërsa në fletën e votimit demokratët kishin tre alternativa: “pro”, “kundër” ose “abstenim” për kandidaturën e vetme të Sali Berishës. Numërimi i votave pritet të kryhet në degët ku u zhvillua votimi dhe rezultatet paraprake priten të publikohen gjatë mbrëmjes.

 

Poll