POLITIKË /

Përplasjet në Kuvend, shtyhet votimi për komisionet e 'Zgjedhores' dhe 'Territoriales'

Pritet që votimi për ngritjen e dy komisioneve, të vijojë në seancën e ardhshme.

Shkruar nga Versus

Përplasjet në Kuvend, shtyhet votimi për komisionet e

Kuvendi u përfshi nga përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi pasi ky i fundit kërkoi largimin e Gazment Bardhit nga seanca duke e quajtur ‘’të paburrë’’.

Si pasojë e debatit, u vendos që të shtyhej votimi për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare, atij për Reformën Zgjedhore dhe atij për Reformën Territoriale. Këto dy komisione u dakordësuan dje në mbledhjen e kryetarëve të grupeve parlamentare, por pavarësisht kësaj, nuk u arrit ngritja e tyre. 

Një pjesë të madhe të diskutimeve e zunë deklaratat për Kosovën ku partitë politike kryesore PD e PS, tentuan secila të nxirrte në pah anën "patriotike" me socialistët që bënin thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme dhe demokratët që kërkonin miratimin e rezolutës për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë. Versus.al

Poll